Ankohet qytetari, thotë se pa vendim gjykate iu mbyll lokali dhe iu konfiskuan dokumente

Kosova

Ankohet qytetari, thotë se pa vendim gjykate iu mbyll lokali dhe iu konfiskuan dokumente

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:05
Afrim Islami

Një pronar i autoshkollës, tash e sa vjet po mundohet të gjejë një përgjigje në gjykata pse iu është mbyllur lokali dhe u janë konfiskuar dokumente të shumta. Por, edhe pse për lëndën e tij janë ndërruar pesë prokurorë, prapë Afrim Islami nuk po gjen një përgjigje.

Thotë se ia kanë mbyllur lokalin pa vendim të Gjykatës.

Pos mbylljes nga përfaqësues jo zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Banesore, Afrim Islami, pronar i Autoshkollës “Abis” në Prishtinë, thotë se i janë konfiskuar dokumente arkiva e mbledhur për 25 vite dhe 17 mijë euro kesh.

Ai ka treguar arsyet që i janë dhënë në Ndërmarrjen Publike Banesore për këtë rast.

Televizioni ka kontaktuar këtë institucion, por nuk na është dhënë përgjigje, pavarësisht pohimit se do ta bëjnë këtë.

Islami ka paguar këtë borxh kontestues. Më pas ai thotë se nuk ka lënë vend pa kërkuar vendim ose proces për gjithçka që ka ndodhur në lokalin e tij.

Pasi ka lajmëruar rastin në Polici, atij dhe djalit të tij Abdyl Islami i është caktuar masa e paraburgimit me akuzën për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.  

Rasti është iniciuar në prokurori, e pastaj me vendim të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi ai është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Prokurorja e kësaj gjykate Florie Shamolli e cila vitin e kaluar është ngritur në pozitë, duke kaluar në Prokurorinë Speciale, i ka dërguar një shënim zyrtar Islamit për mbylljen e rastit.

Në rastin e tij janë përfshirë pesë prokurorë, të cilët kanë bartur rastin e tij te njëri-tjetri.

Tri vite më vonë, Islami ende kërkon një institucion që i përgjigjet kërkesës së tij për ta shtruar kërkesën që t’i kthehen dokumentet arkiv të biznesit të tij dhe paratë që i kanë marrë gjatë bastisjes së lokalit.

Islami, ka dorëzuar kërkesë për qasje në proces edhe në EULEX, Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe personaliteteve të tjera të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat