Komuna e Istogut ndan 38 bursa për studentë

Kosova

Komuna e Istogut ndan 38 bursa për studentë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:37
Istog

Edhe këtë vit komuna e Istogut ka ndarë bursa për studentët të cilët kanë treguar suksese të mira gjatë studimeve.

Pjesë e ndarjes së kontratave për bursa sot ishte nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj i cili i ka përgëzuar studentet për përzgjedhjen e tyre nga komisioni i cili ishte i përbërë nga anëtarët e kuvendit komunal  si dhe nga drejtoria për Arsim.

“Në emër të komunës së Istogut dhe kryetarit Haki Rugova ju përgëzoj për përzgjedhjen e juaj si bursist të komunës  sepse kjo tregon angazhimin dhe suksesin e juaj që keni arritur gjatë studimeve si dhe ju uroj suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa me të mira”, tha nder të tjera nënkryetari Lulzim Blakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat