Themelohet qendra për lehtësimin e problemeve me energji elektrike

Kosova

Themelohet qendra për lehtësimin e problemeve me energji elektrike

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:00
Foto nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtori i KEDS-it George Karagutoff sot gjatë një takimi biseduan për mundësinë e bashkëpunimit reciprok për eliminimin e barrierave kryesore që kanë të bëjnë me furnizimin e mjaftueshëm të bizneseve me energji elektrike.

Sipas Rukiqit, problemi me energjinë elektrike paraqet një ndër barrierat kryesore për të bërë biznes në Kosovë, andaj angazhimi i të dyja palëve për themelimin e qendrës për lehtësimin e zgjidhjes së këtyre problemeve të furnizimit me energji elektrike do të ndihmonte zhvillimin ekonomik dhe do të hapte rrugët për investime të huaja.

Thellimi i bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe KEDS-it përmes një iniciative të tillë është hap i rëndësishëm në të mirë të bizneseve dhe sektorit privat dhe njëkohësisht tregon përkushtimin e Odës Ekonomike të Kosovës për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat