Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell

Kosova

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 07:11
Ilustrim

Fushat e presionit të lartë dhe vala e të nxehtit që kanë kapluar Evropën perëndimore gjatë kësaj jave do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke kushtëzuar mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe kthjellime.

7.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

8.08-9.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët.

10.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu.

Image

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat