Nisin punimet për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në Rahovec - Bota Sot
Nisin punimet për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në Rahovec

Kosova

Nisin punimet për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në Rahovec

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:40
Rahovec

Në Komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, ky projekt do të zbatohet nëpër disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike për fillimin e punëve në projektin sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve ka potencuar se kompania e kontraktuar nga Komuna, fillimisht është duke bërë piketimin, në disa prej rrugëve kryesore të Komunës si në rrugën "Xhelal Hajda-Toni" nga hyrja kryesore të qytetit në drejtim të rrugëve rajonale, Rahovec-Drenoc në drejtim të rrugës rajonale.

Sipas kumtesës për media, Drejtori Krasniqi thotë se në kuadër të projektit sinjalizimin horizontal dhe vertikal, bazuar në planin që kemi dhe kërkesat e marrë nga qytetarët do të bëhet edhe vendosja e pengesave në rrugë, tabelat informuese për vendbanimet dhe tabelat për ruajtjen e mjedisit.

Mbikëqyrja e realizimi të projekti do të bëhet nga Drejtoria për Shërbime Publike, Drejtoria për Punë Inspektuese, Policia e Kosovës  dhe ekspert nga fusha e komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...