Miratohet Plani i Veprimit për modernizimin e administratës publike

Kosova

Miratohet Plani i Veprimit për modernizimin e administratës publike

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:57
Mahir Yagcilar

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit 2018-2020 për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar sqaroi se zbatimi Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike, ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe bizneseve.

Yagcilar tha se pritet të punohet në reduktimin e barrierave procedurale dhe administrative, ulje të kostos dhe reduktim të kohës së shpenzuar gjatë marrjes së shërbimeve publike-administrative nga ana e qytetarëve.

“Qytetarët do të kenë mundësi që gjatë marrjes së shërbimeve publike administrative të shfrytëzojnë mundësitë e teknologjisë informative e përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara”, sqaroi Yagcilar.

Draft-Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020 përqendrohet në arritjen e rezultateve të synuara në fushën: e shërbimit civil (menaxhimin e burimeve njerëzore); shërbimeve publike administrative dhe procedurave administrative dhe llogaridhënies dhe organizimit të administratës shtetërore.

Draft-Plani i Veprimit është prezantuar edhe në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike të mbajtur më datë 19 prill 2018.

Finalizimi i Planit të Veprimit është pasuar nga procesi i konsultimit publik në pajtim të plotë me Rregulloren Nr. 05/2016 për konsultimet publike.

Zbatimi i prioriteteve te reformës së administratës publike të përcaktuara me këtë plan është parakusht për përfitimin e përkrahjes buxhetore sektoriale nga ana e Komisionit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat