19 vjeçari nga Drenasi vdes pas operimit, familja fajëson mjekët

Kosova

19 vjeçari nga Drenasi vdes pas operimit, familja fajëson mjekët

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:21
QKUK

Nëntëmbëdhjetë vjeçari Drin Leku nga fshati Baincë i Drenasit ka vdekur mbrëmë pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët e kësaj qendre po fajësohen nga familjarët për pakujdesi dhe neglizhencë ndaj djalit të tyre. I ndjeri qe tri vite kishte pasur probleme me apendicit apo siç njihet në popull me zorrën qorre. Babai i Drinit, Rrustemi thotë se javën e fundit e kishte dërguar disa herë të birin për kontrolla në QKUK, por përkundër dhimbjeve të vazhdueshme djalin nuk ia ndalnin në spital, pasi mjekët konsideronin që nuk ka nevojë.

Leku thotë se pas insistimit të birin e ndjerë mjekët e kishin futur operim për çka ky thotë se kishte pasur të drejtë.

 “Kur e kanë bërë operacion thanë se e ka gjendjen e rendë shumë, thanë ky e kish pasë një problem kur u hy në operacion, kish pas thyerje të zorrëve edhe më nuk kanë punu”, ka thënë Leku.

Babai i të ndjerit thotë se djali po të operohej më herët do ta kishte shëndosh e mirë.

“Këto shkaqe kanë ardhë për shkak të vonesës. Dy ditë përpara ta ndalshin ka pasë mundësi djali me shpëtu para se me iu infektu zorrët. Këta që e kanë ba operacion nuk kanë pasë faj, po këta që nuk e kanë rrokë në dorë edhe që e kanë ba gabimin para dy vite e gjysmë”.

Babai i Drinit të ndjerë kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejt nga organet përgjegjëse ku edhe e ka lajmëruar rastin.

 “Po kërkojnë se nuk është vetëm ky rasti jem po qysh është duke shku kështu kanë me vdekë edhe të tjerë. Kjo është punë vrasëse”

Televizioni ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga zyrtarët e QKUK-së, por këta nuk janë deklaruar pasi thanë se janë duke e pritur raportin e mjekësisë ligjore, ku është dërguar trupi i pajete i 19 vjeçarit. I ndjeri do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Ndërkaq sipas të dhënave të Shoqatës së Pacienteve në gjatë periudhës 2016 -17 në Komisionin Etik të QKUK-së janë drejtuar 11 lënd për pretendimet e pacientëve për shkelje të sigurisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat