Java përfundon me temperatura të larta

Kosova

Java përfundon me temperatura të larta

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe në ditët në vijim.

Fushat e presionit të lartë tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke sjellur mot më stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse të hënën dhe të martën, vende-vende pati rrebeshe të izoluara shi, kryesisht në pjesët veriore të vendit.

Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore në ditët e ardhshme do të vazhdojë të depërtojë mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta sikur në vendet tjera evropiane.

Ditëve në vijim pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell.

9.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët.

10.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

11.08-12.08 - Të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të sillen rreth 17C, e në fundjavë do të zbresin deri në 13C, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32C, por në fundjavë do të zbresin deri në 28C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat