4 milionë euro për rrugët që dërgojnë në Prevallë dhe Brezovicë

Kosova

4 milionë euro për rrugët që dërgojnë në Prevallë dhe Brezovicë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se janë ndarë mbi 4 milionë euro për dy degëzime që dërgojnë për në Prevallë dhe në Brezovicë.

Sipas Lekajt, ky investim do të mundësojë qasje më të lehtë në bukuritë e këtyre dy vendeve.

Njoftimi pa ndërhyrje i Lekajt:

Mbi 4 milion euro për rehabilitimin e rrugëve regjionale, R115 dhe R210, dy degëzime që të dërgojnë për në Prevallë dhe në Brezovicë.

Ky investim do të mundësojë qasje me të lehtë në bukuritë e Prevallës dhe Brezovicës, komunikim më të shpejtë për komunitetin që jeton në këtë zonë dhe rritje të kapaciteteve për zhvillim të turizmit.

Investimi do të ndodhë edhe në zonën e Komunës së Shtërpcës e për të diskutuar lidhur me këtë investim që do të bëjë Ministria e Infrastrukturës, sot e prita në takim kryetarin, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftova se si Ministri në këtë pjesë të R115, do të investojmë 1.2 milion euro dhe do të ndërtojmë një infrastrukturë me të gjitha elementet përcjellëse.

Përmes investimeve në zonat e mrekullueshme malore të Kosovës, ne vendin tonë e afrojmë edhe më tepër me turistët dhe investitorët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat