Nga shtatori aksion 3 mujor për pastrimin e Kosovës

Kosova

Nga shtatori aksion 3 mujor për pastrimin e Kosovës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:52
Konferenca për media

Nga 15 shtatori i këtij viti Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë dhe shoqërinë civile do të nis aksionin tre mujor për pastrimin e Kosovës.

Kështu u bë e ditur pas takimit të parë  të Task Forcës për pastrimin e mjedisit të Kosovës, udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se ky aksion po bëhet me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, si dhe sipas tij gjatë javës së ardhshme do të prezantohet plani i aktiviteteve. Matoshi tutje bëri të ditur se ky aksion për pastrimit të mjedisit do i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 600 deri 700 mijë euro, ndonëse ende nuk është i definuar.

Nga zyra e kryeministrit Donjeta Gashi bëri të ditur se ky aksion do ketë edhe masa të tjera, që do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të tij.

Në këtë aksion do të punësohen një mijë punëtorë me pagë mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat