Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, mblidhet mekanizmi kundër dhunës në familje

Kosova

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, mblidhet mekanizmi kundër dhunës në familje

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Pas rastit të rëndë të ndodhur me datë 7 gusht në lagjen Brekoc të Gjakovës me vrasjen e bashkëshortes Valbona dhe të vajzës së tyre nëntëvjeçare nga autori i dyshuar Pjetër Ndrecaj, sot me ftesë të koordinatores Lumnije Shllaku është mbledhur Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje.

Sipas kumtesës për media dërguar nga komuna e gjakovës, nga ky mekanizëm është treguar indinjatë e thellë për këtë rast të ndodhur brenda familjes.

Njëherit, nga Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje kërkohet nga organet kompetente të drejtësisë që ky rast të gjykohet drejtë dhe të shqiptohet dënimi i merituar për dorasin.

Në takim, pos përfaqësuesve të tjerë institucional si pjesë e këtij mekanizmi, ka marrë pjesë edhe eprori policor Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, i cili pasi ka shprehur keqardhjen dhe indinjatën e tij, ka theksuar se për shkak të mos dëmtimit të hetimeve nga ana e prokurorisë nuk mund të jep detaje të caktuara të cilat i disponon policia rreth këtij rasti që ka shqetësuar jo vetëm komunën  tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat