Nehat Thaçi në Iowa, pritet nga Guvernatorja Reynolds dhe nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Kosova

Nehat Thaçi në Iowa, pritet nga Guvernatorja Reynolds dhe nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:08
Nehat Thaçi

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA, në shtetin Iowa, ku është pritur nga Guvernatorja, Kimberly Reynolds.Rreth kësaj vizite, z. Nehat Thaçi, na dha këtë deklaratë:Me rastin e vizitës zyrtare në ShBA, në shtetin Iowa, së bashku me stafin e Shërbimit Korrektues dhe Konsullin tonë në Iowa, Xhavit Gashin, kemi zhvilluar takim me Guvernatoren e këtij shteti mik, Kimberly Reynolds.

Kam qenë i nderuar nga pritja dhe gatishmëria e përkrahjes pa rezervë nga Guvernatorja Reynolds, e cila për vendin tonë, bënte nderimin dhe përkrahjen e gjithanshme. E falënderova sinqerisht për pritjen, me dhënien e premtimit se besimi i saj dhe miqve tanë në ShBA ndaj vendit tonë është i mirëseardhur, me zotimin se me angazhimin tonë, ky mirëbesim çdo ditë do të rritet.

Në takim, kemi rikonfirmuar gatishmërinë për thellimit dhe begatimin e bashkëpunimit, në fushën e Shërbimit Korrektues, duke nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Iowa-s, Jerry Bartruff.

Me Marrëveshjen e Bashkëpunimit, kemi saktësuar fushat e përkrahjes për Shërbimin tonë korrektues, duke e bërë atë më të avancuar, sa më profesional dhe të besueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit, duke zbatuar praktikat më të mira të kësaj fushe të ndjeshme.

Mikpritësit e mi i falënderova sinqerisht, duke shprehur interesim që sa më parë të filloj së zbatuari Marrëveshja e cila parasheh edhe trajnimin për stafin tonë, duke e bërë shërbimin tonë edhe më të aftë, përball sfidave globale.Jemi të bekuar me miqësinë e ShBA-së, ashtu siç jemi ne të gjithë të bekuar nga përkrahja e fuqishme që vije nga përtej Atlantiku!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat