Kryetari i Suharekës pret zyrtarisht në komunë gruan dhe fëmijët e tij

Kosova

Kryetari i Suharekës pret zyrtarisht në komunë gruan dhe fëmijët e tij

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:46
Pamje nga vizita

Në ambientet e komunës së Suharekës, kryetari Bali Muharremaj ka patur mysafirë. Atë sot e kanë vizituar në takim zyrtar gruaja dhe fëmijët e tij.

Pas takimit, Muharremaj i ka falënderuar ata për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë kohës.

“Sot familja ime ishte për vizitë. Natyrisht ua prezentova ambientin tim të punës, duke treguar përkushtimin tim që e kam ndaj qytetarëve.

Me ta tani ndaj kohë më pak, megjithëse janë pjesa më e rëndësishme e jetës.
I falenderoj që në këtë kohë e gjej mbështetjen dhe përkrahjen nga ana e tyre” ka thënë Muharremaj pas takimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat