Dita e Rinisë do të shënohet nesër me tema rreth edukimit seksual

Kosova

Dita e Rinisë do të shënohet nesër me tema rreth edukimit seksual

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

?Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në kuadër të Koalicionit K10, do të mbajë nesër festën për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë nga ora 13:00 deri në orën 15:00 në këtë festë.

“Me muzikë dhe rekreacion e shumë gjëra të tjera interesante, ejani ta shënojmë së bashku Ditën e Rinisë së bashku me shumë të rinj e të reja. Gjatë këtij eventi do të ketë: Kuiz me tema të edukimit seksual, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shëndetit dhe të drejtave riprodhuese (Ngjarja kryesore ku të rinjtë dhe të rejat do të garojnë ndërmjetvete); Metoda të ndryshme për t’u informuar dhe mësuar për këto tema”, thuhet në njoftimin e organizatiorëve.

Fituesit e kuziit do të shpërblehen.

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.

Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijesimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat