Java që po hyjmë, më freskët se kjo që po lëmë pas

Kosova

Java që po hyjmë, më freskët se kjo që po lëmë pas

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Në Kosovë këtë javë, ishte mot i nxehtë. Temperaturat zyrtare kanë shënuar 34 gradë celsius.

Gjatë ditës, sot, moti do të jetë i nxehtë, kryesisht me diell.

Nga mesi i javës së ardhshme fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Të hënën do të jetë mot i nxehtë, kryesisht me diell, e sipas Prishtina Ëeather, pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit ka mundësi për riga lokale shiu.

Të martën mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13 gradë celsius deri në 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet 28 gradë celsius deri në 31 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat