“Vullnet për jetë” shënon Ditën e Rinisë me aktivitete për të drejtat e fëmijëve

Kosova

“Vullnet për jetë” shënon Ditën e Rinisë me aktivitete për të drejtat e fëmijëve

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:59
“Vullnet për jetë” shënon Ditën e Rinisë

Në vazhdën e aktiviteteve që janë organizuar sot, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, organizata “Vullnet për jetë” ka mbajtur disa aktivitete për të drejtat e fëmijëve në sheshin “Nëna Terezë”.

Florije Përvetica, drejtore e kësaj organizate, ka treguar se ky është projekti i tyre i parë dhe ka për qëllim që t’i njohë fëmijët me të drejtat e tyre.

Përvetica: Aktivitetet kanë qëllim t’i njohin fëmijët me të drejtat e tyre

“Janë katër aktivitete të ndryshme ku kanë të drejtat për argëtim, të drejtat për arsim, për edukim, që sado pak këta me qenë të njoftum edhe me i ditë të drejtat, se siç po shihet, këtu në vendet tona që nganjëherë kemi edhe probleme për të drejtat e fëmijëve, dhe ta dine edhe mbrojtjen edhe gjithçka”, ka thënë Përvetica.

Në këtë aktivitet ka pasur pjesëmarrje të fëmijëve të grup moshave të ndryshme dhe Përvetica ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Në këtë aktivitetet, i cili është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, fëmijët i vizitoi edhe ministri Kujtim Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Rinisë në këtë ministri, Xhevat Bajrami.

Bajrami: Do ta mbështesim rininë për aktivitetet vetëdijësuese

“Departamenti i Rinisë ka mbështetur sot organizatën ‘Vullnet për jetë’, e cila ka për qëllim promovimin e të rinjve në sferën e artit figurative. Siç po e shihni edhe vet, ne kemi përkrahë edhe disa aktivitete tjera që agjendën sot e kemi nga ora 10:00 deri në ora 21:00, në shumë organizata të ndryshme rinore. Prandaj edhe sot ky aktivitet që po zhvillohet këtu në shesh, dëshmon edhe një herë se Ministria e Kulturës, gjegjësisht Departamenti i Rinisë, është i përkushtuar t’i mbështesë grup moshat e reja në të gjitha aktivitetet për cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes te të rinjtë dhe në procesin e vendimmarrjes që ata do të jenë gjithmonë pjesë e kësaj shoqërie kosovare”, ka thënë Bajrami.

Ai ka treguar se gjatë muajit të rinisë, do t’i mbështesin organizatat jo qeveritare në të gjitha komunat e Kosovës, duke i realizuar aktivitetet e tyre nën patronazhin e MKRS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat