Malisheva po përgatitet për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova

Malisheva po përgatitet për fillimin e vitit të ri shkollor

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:41
Komuna e Malishevës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, krahas raportimeve tjera, u tha se po bëhen të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019, ku përfshihet edhe plotësimi i vendeve të lira për mësimdhënës, por edhe përgatitjet e objekteve shkollore.

Sipas kumtesës për media, në këtë mbledhje gjatë raportimeve, u bë e ditur se herë pas here ka edhe raste të zjarreve, të cilat përcillen me dëme materiale, ku një prej tyre ka qenë gjatë ditës së diele në Dragobil, kurse sipas inspektoratit, janë duke u bërë kontrolle të vazhdueshme në dyqanet dhe marketet e mëdha, por edhe inspektime tjera që kanë të bëjnë me zbatimin  e ligjit.

Kryetari Begaj, sikur edhe në mbledhjet tjera, ka kërkuar që vazhdohet me punë dhe të gjitha shërbimet komunale të kryhen pa pengesa, e po ashtu edhe realizimi i projekteve dhe planeve komunale, të bëhet sipas dinamikës së paraparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat