Nis realizimi i dy projekteve në Burim të Malishevës

Kosova

Nis realizimi i dy projekteve në Burim të Malishevës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:50
Foto

Në fshatin Burim (ish Joviq) të Malishevës, kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin.

Sipas kumtesës për media dërguar nga komuna e Malishevës, projekti i parë është ai i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit dhe projekti i dytë është ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën e fshatit. Për këtë qëllim, sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, kanë vizituar këtë fshat, për ti parë nga afër punimet në këto dy projekte, si dhe janë takuar me banorët.

“Zgjerimi i kanalizimit, përkatësisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për një pjesë të fshatit të cilët deri më tani nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, ka rëndësi jetike për banorët, pasi rrjetet e kanalizimeve sot janë një domosdoshmëri. Gjithashtu edhe ndërtimi i fushës së sportit, për nxënësit e shkollës, por edhe për të rinjtë e fshatit, gjithashtu ka rëndësi të madhe dhe ka qenë më se e nevojshme”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Burim.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur se në këtë lagje, do të ndërtohen 1350 metra rrjet i kanalizimit, i cili mundëson kyçjen e lagjes, me pjesën tjetër të kanalizimit të fshatit dhe përfundimisht, zgjidhet problemi i ujërave të zeza në këtë lagje.

Ndërtimi i fushës së sportit për shkollën dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit janë dy projekte për fshatin, që financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat