Gashi: Interesim i madh edhe i serbëve për t’u punësuar në Policinë e Kosovës

Kosova

Gashi: Interesim i madh edhe i serbëve për t’u punësuar në Policinë e Kosovës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:04
Bejtush Gashi, ka deklaruar se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka deklaruar se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Gashi i pyetur nga gazetarët,  gjatë një vizite që ka pasur sot në Obiliq, në lidhje me atë se a ka pasur të interesuar nga komuniteti serb për të aplikuar në pozitat që janë shpallur në Policinë e Kosovës, ka thënë se ka pasur interesim të lartë për pozitat që ka shpallur Policia e Kosovës.

Gashi: Aplikimi është mbyllur, interesimi i jashtëzakonshëm.

“Procesi i aplikimit është mbyllur. Në fazën e finalizimit të listave të aplikuesve dhe shpresoj brenda javëve do të fillojë edhe procesi i selektimit. Do të dalin listat dhe fillon procesi i provimit. Interesimi ka qenë tepër i madh, shumë më shumë se që kemi pritur, gjë që kë shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit jashtëzakonisht të madh të atyre që duan të veshin uniformën e zyrtarit policor”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat