Kosova përfaqësohet në ceremoninë e betimit të Presidentit të Paraguait

Kosova

Kosova përfaqësohet në ceremoninë e betimit të Presidentit të Paraguait

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 13:23
Foto nga ngjarja

Republika e Kosovës është përfaqësuar në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Paraguait, SH.T.Z. Mario Abdo Benitez, Zëvendës presidentit SH.T.Z. Hugo Velazquez dhe kabinetit qeveritar.

Në këtë ceremoni, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të Republikës së Kosovës po merr pjesë Prindon Sadriu, Ministër Këshilltar dhe Drejtor për Marrëdhënie Dypalëshe në MPJ.

Image

Ai, gjatë ceremonisë zyrtare, në cilësi të udhëheqësit të delegacionit, ka takuar kryesuesit e delegacioneve zyrtare, Presidentin e Brazilit, Michel Temer, Presidentin e Argjentinës Mauricio Macri, Presidentin e Guatemalës, Jimmy Morales, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme, duke përfshirë Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Paraguait, Luis Castiglioni, me të cilin zhvilloi një bisedë më të gjatë dhe më përmbajtësore.

Image

Sipas kumtesës për media nga ministria, Sadriu në margjina të ceremonisë inauguruese ka takuar edhe shumë Ambasadorë, përfaqësues tjerë të shteteve, senatorë dhe kongresistë të Parlamentit Paraguaian, si dhe guvernatorë dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti.Nesër dhe pasnesër ai do të vazhdojë qëndrimin në Paraguai për të vazhduar me takime zyrtare me përfaqësues të lartë të nivelit qendror në Paraguai për të biseduar rreth përafrimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat