Gashi dhe Muhaxheri diskutojnë për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile

Kosova

Gashi dhe Muhaxheri diskutojnë për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:12
Bejtush Gashi ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate për media,  në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Pejës, me ç’rast ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

“Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e njoftoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në një komunikatë dërguar nga MPB.

Siç thuhet në komunikatë në takimin mes Gashit  dhe Muhaxherit u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisjen me dokumente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat