Fryte për nxënësit e shkollave të mesme profesionale - Bota Sot
Fryte për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

Kosova

Fryte për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

Nga: Aziz Zuka Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:39
Viti

Në Viti sot në organizimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit të Komunës së Vitisë dhe të mbështetur nga “”HELVETAS Swiss Intercooperation”, përmes projektit Rritje e Punësimit për të Rinjtë (EYE) dhe Aftësitë për Punësim Rural (APR) , është mbajtur një takim mes strukturave komunale, në krye me Kryetarin
e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive të ndryshme, drejtorët e shkollave profesionale të kësaj komune si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të cilët operojnë në Viti.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të projektit EYE dhe APR si dhe të ZIMB-së. Përndryshe qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i modelit të punës praktike të nxënëseve vitias nga shkollat profesionale në komunën e Vitisë në bizneset vitiase.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se të jenë të përgatitur për tregun e punës. Ai tha se kjo komunë gjithashtu po punon edhe në krijimin e kushteve për bizneset vitias në bashkëpunim me nivelin qendror duke përmendur Zonën Ekonomike e cila është në ndërtim e sipër. Megjithatë ai shtoj se përmes këtij projekti të rinjtë vitias nga shkollat profesionale do të kenë mundësinë e ndjekjes së praktikës në bizneset vitiase dhe për këtë punë që bëjnë do të kenë një pagesë mbase të lejueshme në emer të kompensimit për punën praktike që bëjnë dhe për këtë ai falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Komunën e Vitisë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...