Sa të sigurta janë pishinat në Kosovë?

Kosova

Sa të sigurta janë pishinat në Kosovë?

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Uji në pishinat në qytetet e Kosovës është i pastër. Në Institutin e Shëndetit Kombëtar kanë thënë se sivjet s’kanë pasur probleme me pastërtinë e vendeve ku lahen qytetaret.

Pishinat mbeten zgjidhja e shumë pushuesve gjatë verës. Në Prishtinë ekziston vetëm një e tillë. Është Pishina e Gërmisë, vendi ku qytetarët çdo vit zgjedhin të kalojnë ditët me temperatura të larta.

Sipas përfaqësuesve të pishinës së vetme në kryeqytet, këtë vit nuk ka pasur shumë angazhim për shkak të motit jo të favorshëm. Kurse për nivelin e higjienës, thonë se janë në rregull me kriteret e caktuara nga institucionet përkatëse.

Edhe pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet e ofruara në Pishinën e Gërmisë.

Niveli i higjienës dhe në përgjithësi pastërtia, këtë vit nuk është shfaqur si problem në përgjithësi për të gjitha pishinat që janë aktive në Kosovë.

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, ka një marrëdhënie bashkëpunimi dhe në nivel rekomandimesh funksionon me pishinat.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, thonë se çdo vit bëhen përgatitjet në bashkëpunim me inspektorët për monitorim të kushteve sanitare nëpër pishina.

Terrshnjaku thotë se deri më tani, sivjet nuk kanë pasur as edhe një ankesë nga pushuesit për gjendjen e pastërtisë që posedojnë pishinat.

Një prej kushteve e cila kërkohet të përmbushet nga këto lloj biznesesh, është edhe prania e ekipeve të shpëtimit dhe ekipeve mjekësore.

Në Pishinën e Gërmisë, i pranishëm është një ekip prej 8 shpëtimtarësh, e të cilët thonë se këtë sezonë nuk janë shënuar raste për të cilat është dashur intervenim i madh.

Pishinat shpesh kanë qenë objekt i kritikave për shkak të mungesës së ofrimit të kushteve të nevojshme higjieno-sanitare. Por, siç shprehen edhe vetë autoritetet mbikëqyrëse, kjo gjë ka ndryshuar sepse është edhe në favorin e tyre të ngritin nivelin e pastërtisë dhe sigurisë për pushuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat