Qytetarët do të lirohen nga pagesa në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Kosova

Qytetarët do të lirohen nga pagesa në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 21:33
Ilustrim

Në fund të këtij muaji pritet të largohet pagesa prej 10 centëve për secilën hyrje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi detyrës së krye shefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve Emin Sylejmani.

Prej 17 shtatorit, të vitit të kaluar secili udhëtar që udhëton prej Prishtinës drejt qyteteve tjera në Kosovë obligohet të paguajë 10 centë taksë për Stacionin e Autobusëve.

Ky vendim i udhëheqjes së Stacionit ishte marrë pasi kishin dështuar të vendosin shitjen e biletave në mënyrë digjitale.Tani kur kanë kaluar gati një vit, kjo tarifë pritet të hiqet.

Vendimi i menaxhmentit për pagesën në sportele solli pakënaqësi tek shoferët dhe udhëtarët. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe protesta dhe greva, ku autobusët nuk kanë hyrë fare në stacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat