Fushë-Kosova ndihmon me 20 mijë euro Suharekën pas vërshimeve

Kosova

Fushë-Kosova ndihmon me 20 mijë euro Suharekën pas vërshimeve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:29
Suharekë

Komuna e Fushë-Kosovës ka ndihmuar Suharekën me 20 mijë euro pas vërshimeve që ndodhën javën e kaluar atje të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Lajmin për këtë ndihmë ofruar nga kjo komunë e ka bërë të ditur, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, ka vendosur të na ndihmoj me shumën financiare prej 20 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie, aty ku do të paraqitet nevoja pas verifikimit të situatës nga vërshimet e fundit.E falenderoj në emër të qytetarëve të Komunës sonë”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat