Ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit në mes komunës së Mavrovë-Rostushë me komunën e Dragashit në Kosovë

Kosova

Ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit në mes komunës së Mavrovë-Rostushë me komunën e Dragashit në Kosovë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:04
Sot në ditën e tretë të hapjes së përkohshme të kalimit kufitar “Stresimir” në kufirin Maqedoni-Kosovë

Sot në ditën e tretë të hapjes së përkohshme të kalimit kufitar “Stresimir” në kufirin Maqedoni-Kosovë, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha dhe zv. ministri për zhvillim ekonomik në Qeverinë e Kosovës, po qëndrojnë për visit në komunën e Mavrovë-Rostushë.

Në një takim me kryetarin e komunës, Medat Kurtovski, ata shprehën kënaqësinë për vizitën e djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski së bashku me kryetarin e komunës dhe banorët e Rekës së Poshtme në fshatin Restelicë në Kosovë.

Në takimin e Kurtovskit me deputetin dhe zv. ministrin e Kosovës u vlerësua se ka kushte të mira për thellimin e bashkëpunimit të komunës së Mavrovë-Rostushës me komunën e Dragashit në Kosovë dhe se bashkëpunimi do të jetë në interes të autoriteteve lokale dhe qendrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat