Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” fillon më 15 shtator

Kosova

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” fillon më 15 shtator

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:32
Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi

Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka mbajtur takimin e dytë me anëtarët ministror të Task Forcës, për të diskutuar mbi veprimet e mëtutjeshme për realizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit.

Gjatë këtij takimi, Matoshi ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të kërkohet miratimi i Planit të Veprimit të Task Forcës si dhe miratimi i buxhetit për realizimin e aksionit  “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Në mbledhjen e ardhshme do ta informojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me hapat dhe përparimin që ka pasur takimi i Task-Forcës dhe shumë shpejt pres që Plani i Veprimit dhe buxheti për aksionin e 15 shtatorit të miratohet në Qeveri”, tha Matoshi.

Ai kërkoi angazhimin e të gjitha ministrive përkatëse në grupe teknike dhe politike, për të realizuar aksionin tre mujor për pastrimin e vendit, duke marrë kështu mbështetje logjistike dhe teknike.

Rol të rëndësishëm në aksionin për pastrimin e vendit, sipas  Matoshit, do të kenë edhe komunat për largimin e deponive ilegale.

Aksioni për pastrimin e mjedisit është më i madhi në Kosovë, dhe do të zgjasë nga data 15 shtator deri më 15 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat