Ferati: Të tregohemi solidarë me njerëzit që kanë nevojë për përkrahje

Kosova

Ferati: Të tregohemi solidarë me njerëzit që kanë nevojë për përkrahje

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:19
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga drejtorë të drejtorive komunale, paraditen e sotme, ishin në vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, me rastin e Festës së Kurban-Bajramit.

Me këtë rast, nënkryetari Ferati në emër të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhe institucionit të Komunës, uroi gjithë qytetarët ferizajas, besimtarët myslimanë në këtë ditë feste.

“Sot jemi këtu duke uruar dhe duke u lutur në të mirat, solidaritetin dhe harmoninë gjithëshqiptare kudo që jetojnë shqiptarët dhe ky është një moment feste, reflektimi për të gjithë ne që çdoherë e më shumë të ruajmë traditën tonë shqiptare, solidaritetin që të jemi pranë atyre njerëzve që kanë nevojë për mbështetje”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat