Ish-këshilltari i Haradinajt: Të vendoset taksë për të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë

Kosova

Ish-këshilltari i Haradinajt: Të vendoset taksë për të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:34
Ramush Haradinaj dhe Valon Tolaj

Një propozim të çuditshëm e ka dhënë Valon Tolaj, dikur këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Në një postim në facebook ai ka thënë se duhet të vendoset një taksë për të gjithë që nuk kanë marrë pjesë në luftë.

“Meqe numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:  Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet ’98-’99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije”, ka shkruar Tolaj.

Ai e ka vlerësuar si të “turpshëm dhe fyes” debatin mbi veteranët.

“Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.  I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve”, thotë Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat