Të hënën protestohet kundër dhunës ndaj gruas në Kaçanik

Kosova

Të hënën protestohet kundër dhunës ndaj gruas në Kaçanik

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:46
Fotografi nga arkivi

Shoqëria civile e Kaçanikut me përkrahjen e organizatës KVRL-Kaçanik dhe organizatës INJECT-Prishtine organizojnë të hënën protestë kundër dhunës së grave dhe dhunës institucionale.

“Boll Mo dhunës institucionale strukturore ndaj grave, ndaj te varferve, ndaj grupeve me te dobëta te shoqërisë. Kërkojmë drejtësi korrekte e jo selektive. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlerë. Kosova nuk ka me vajza tjera per te humbur. Takohemi ne parkun e qytetit ne Kaçanik duke vazhduar marshin ne bulevardin "Ismail Raka" për tu ndalur tek gjykata, policia dhe do te përfundoje para komunës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Protesta nis në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat