Haradinaj thotë se është kundër ‘vetting’-ut në drejtësi

Kosova

Haradinaj thotë se është kundër ‘vetting’-ut në drejtësi

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të përkrahë ndonjë proces të vetingut në drejtësinë e vendit.

“E kemi kryer vetingun, kemi pasur veting, mundemi t’i bëjmë 100 vetingje, kush i bën vetingjet, të njëjtit njerëz”, tha kryeministri.

“Unë ju bëj thirrje atyre që i kanë përgjegjësitë: hajdeni të punojmë më ligj”, u shpreh ai.

Haradinaj tutje tha se nuk është problemi te ‘vetting’-u në vend, por, siç tha ai, problemi është që kush do që i ka punët dhe përgjegjësitë e caktuara t’i kryejë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat