Fundjava kryesisht me mot të nxehtë

Kosova

Fundjava kryesisht me mot të nxehtë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Deri në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme më ftohtë.

Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të sjellin mot më të ftohtë dhe të reshura shiu.

24.08 - Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

25.08-26.08 - Në fundjavë mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielën mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.

27.08 - Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat