Sot mbahet takimi i këshillit organizativ për shënimin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, ku pritet të bëhet publike edhe agjenda me të cilën do të shënohet kjo ditë.
Në luftën e fundit janë evidentuar mbi 6 mijë persona të zhdukur, ku aktualisht janë edhe 1600 persona që ende nuk dihet për fatin e tyre. Ndërkohë, familjarët kanë kërkuar që kjo cështje të diskutohet edhe në Bruksel.