Keqmenaxhimi i mbeturinave duhet të ndëshkohet

Kosova

Keqmenaxhimi i mbeturinave duhet të ndëshkohet

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:20
Tryeza me temën "Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë”

Keqmenaxhimi i deponive, mungesa e ujit të pijes, prerja e paligjshme e pyjeve, ndotja e lumenjve, niveli i ulët i ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe rrezikimi i shëndetit të banorëve nga ndotja e mjedisit, ishin disa nga temat që u diskutuan në tryezën me temën "Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë”, të organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare.

Takimi kishte për qëllim ofrimin e mundësive për shkëmbim të ideve dhe ekspertizave në fushën e mjedisit, duke shqyrtuar dhe rritur ndërgjegjësimin e aktiv qytetar.

Drejtoresha e ekzekutive e FIQ, Dajana Berisha theksoi se ka probleme të mëdha në fushën e mjedisit, e që sipas saj, duhet një angazhim dhe vetëdijesim.

“Problem madhor del të jetë edhe mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet komunave dhe qeverisë, me përjashtim të komunës së Prishtinës”, ka thënë Berisha.

Leutrim Sahiti, këshilltar në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë mjedisi për herë të parë është prioritet i qeverisë dhe qytetarëve.

“Për neve si ministri është mjaft me rëndësi angazhimi i shoqërisë civile ngase nga një rol të rëndësishme për partneritet në këtë fushën e mjedisit, por, problemet mjedisore në vend, tregojnë se kjo gjendje është e trashëguar, mirëpo ka vullnet mjaft nga kjo qeveri për përmirësimin e kësaj fushe”, ka thënë Sahiti.

Sipas tij, për keqmenaxhimin e mbeturinave duhet të ketë ndëshkime.

Ai tutje tha se MPMH ka kërkuar që të ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje nëpër shkolla, si dhe është kërkuar që KEK të ndalojë dhënien e thëngjillit falas për punëtorët e saj.

Për fushën e ujërave, Sahiti ka pranuar se ka probleme edhe në këtë sektor, por që janë të angazhuar për eliminimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat