Ismaili: Shërbimet mjekësore do t’i bëjmë më cilësore

Kosova

Ismaili: Shërbimet mjekësore do t’i bëjmë më cilësore

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:14
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se në javën që vjen do t'i dorëzojnë disa pajisje të tjera në klinikat e QKUK-së, që të shtohet siguria në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore.

Ai në facebook ka shkruar se në këtë javë, në Kirurgjinë Torokale dorëzuam një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty.

“Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t'i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë . Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro?. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t'u lëshuar në shtëpi. Në javën që vjen do t'i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat