Kaçaniku proteston kundër dhunës ndaj grave

Kosova

Kaçaniku proteston kundër dhunës ndaj grave

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 06:57
Logo e protestes

Sot prej orës 12 Kaçaniku u bashkohet vendeve të tjera të Kosovës të cilat protestuan kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kjo protestë organizohet nga INJECT, dhe sipas organizatorëve protesta me moton "BollMa" ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë. Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.

Thirrja e plotë e protestës:

Boll Mo dhunes institucionale strukturore ndaj grave, ndaj te varferve,ndaj grupeve me te dobeta te shoqerise.Kerkojme drejtesi korrekte e jo selektive. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere!

Kosova nuk ka me vajza tjera per te humbur.

Organizata INJECT nga Prishtina, e përkrahur nga shoqëria civile e Kaçanikut, organizojne protesten me kauze KUNDER DHUNES SE GRAVE DHE DHUNES INSTITUCIONALE.Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e femijeve dhe grave.

Takohemi ne parkun e qytetit ne Kaçanik duke vazhduar marshin ne bulevardin "Ismail Raka" per tu ndalur tek gjykata, policia dhe do te përfundojë para komunës.

Shihemi te Henen

Me solidaritet, Kolektivi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat