Matura shtetërore, nuk lejohet hyrja me telefon në qendrën e testimit

Kosova

Matura shtetërore, nuk lejohet hyrja me telefon në qendrën e testimit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 16:11
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha sot se janë bërë përgatitjet e duhura për mbajtjen e procesit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit dhe shprehu besimin se do të ketë rezultate reale.

Ai gjatë takimit me komisionarët e testit të Maturës Shtetërore 2018, kërkoi nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ashtu që çdo gjë të shkojë mbarë.

Bytyqi kërkoi nga komisionarët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.

Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do t’u lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.

Po ashtu, telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët.

Ndryshe, për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisionarë dhe janë caktuar edhe 630 administratorë dhe 105 mbikëqyrës.

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë, ndërsa fillon në ora 10.00 në të gjitha qendrat e paracaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat