E jashtëzakonshme, nesër në Skenderaj provohet të thyhet ky rekord botëror

Kosova

E jashtëzakonshme, nesër në Skenderaj provohet të thyhet ky rekord botëror

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:02
Skenderaj

Një ngjarje e jashtëzakonshme do të organizohet nesër në Skenderaj.

Për herë të parë organizohet nga komuna e Skenderajt dhe nën përkujdesjen e kryetarit Bekim Jashari, thyerja e rekordit botëror për lulen më të madhe në botë 225 m2 , me një letër origami.

Është Arbnora Fejza Idrizi me profesion edukatore dhe profesion të dytë artin origami që tenton të thyej këtë rekord botëror.

Sipas zonjës Fejza-Idrizi, prezent do të jenë edhe zyrtarët e Guinnis si dhe rekordmeni shqiptar Agim Agushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat