Policët me vetura civile shqiptojnë gjoba e konfiskojnë patentë-shoferë, kjo është njëra ndër veturat

Kosova

Policët me vetura civile shqiptojnë gjoba e konfiskojnë patentë-shoferë, kjo është njëra ndër veturat

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:13
Ilustrim

Në fillim të muajit gusht, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka filluar patrullimin me vetura civile me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe respektimin e rregullave të komunikacionit nga shoferët.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugorë në Prishtinë ka njoftuar se vetëm gjatë muajit gusht, në kuadër të planit me vetura civile  ka shqiptuar rreth 300 fletëparaqitje për kundërvajtje, dhe ka konfiskuar rreth 100 patentë shoferë.

Në një përgjigje për kallxo, NJRKRr në Prishtinë ka thënë se kundërvajtjet më të shpeshta që janë evidentuar nga policia kanë qenë tejkalimi i shpejtësisë dhe tejkalimi në vijë të plotë.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor ka njoftuar se plani me veturat civile është paraparë të vazhdoj deri në fund të muajit shtator, duke vazhduar së zbatuari planin “Nxënësi"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat