Tahiri: Dëshmorët i japin lirisë sonë gjallëri

Kosova

Tahiri: Dëshmorët i japin lirisë sonë gjallëri

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:49
Ceremonia kryesore e shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Vushtrrisë

Dita e Dëshmorëve të Komunën e Vushtrrisë, është shënuar sot me aktivitete të shumta. Fillimisht drejtues të pushtetit lokal, familjarë dhe përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në dhe në memorialë tjera në qytet si dhe në Lapidarin e heronjve në Pestovë.

Ndërsa ceremonia kryesore e shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Vushtrrisë këtë vit është zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, ku është mbajtur edhe Akademia përkujtimore.

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, tha se të gjithë ne sot përulemi me respekt para sakrificës së dëshmorëve të Vushtrrisë e mbarë popullit shqiptar, sepse gjaku i tyre u bë themel i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës. 

“Pa hyrë sot në historinë tonë, sa të dhimbshme, aq edhe krenare, në dhimbjet por edhe krenarinë e nënave dhe të baballarëve tanë, sot së bashku të gjithë ne përulemi me respekt para sakrificës së dëshmorëve të Vushtrrisë e mbarë popullit shqiptar, sepse gjaku i tyre u bë themel i lirisë e pavarësisë së Kosovës.  Mund lirisht të thuhet që ne jemi gjeneratë me fat që e pritëm dhe e përjetuam ditën e madhe të lirisë e të pavarësisë. Sa shumë gjenerata para nesh bashkëkombas e bashkëqytetarë tanë kanë ikur në amshim pa e jetuar këtë ditë të shenjtë. Kjo liri që e kemi na bënë të ndihemi të privilegjuar sot, por, shumë më tepër, na bënë edhe të përgjegjshëm për detyrat që na presin për të ndërtuar një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat