Ministri Gashi bëri homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Kosova

Ministri Gashi bëri homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:04
Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit.

“Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinjë dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tone. Lavdi Dëshmorëve”, u shpreh ministri Gashi.

Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat