Nga 1 shtatori, Lipjani me shkollë të re

Kosova

Nga 1 shtatori, Lipjani me shkollë të re

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:05
Lipjan

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se nxënësit e fshatit Mirenë, do të fillojnë mësimin në shkollë të re.

Me këtë rast, Ahmeti ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Shkolla e re gati për fillimin e mësimit. Nxënësit e fshatit Mirenë, vitin e ri shkollorë e fillojnë në shkollë të re. Urime!”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle, ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive dhe rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës, duke përfshirë edhe vendosjen e rrethojes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat