QKUK bëhet me pajisje të reja

Kosova

QKUK bëhet me pajisje të reja

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 07:46
QKUK

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do të vizitojë sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku me Drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Basri Sejdiu, do të bëjnë dorëzimin e dhjetëra pajisjeve të reja të blera për klinikat e QKUK-së, të parat nga shuma prej 3.5 milionë euro që janë ndarë për pajisje për këtë vit.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Ismaili do të bëjë, gjithashtu, edhe shpalosjen e planit për modernizimin e pajisjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe shërbimet që janë (ri)funksionalizuar me sigurimin e këtyre pajisjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat