Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit të Universitetit të Prishtinës
Sahiti ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij në zyrën e rektorit të UP’së, Marjan Demës.
Arsyeja e dorëheqjes sipas Sahiti ka të bëjë me disa mospajtime me të cilat është ballafaquar ai së fundmi.
“Për shkak të mospajtimeve të cilat janë shfaqur kohën e fundit nëpërmjet nesh, ju njoftoj që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Naser Sahitit.