Shkolla fillore “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë, bojkoton mësimin

Kosova

Shkolla fillore “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë, bojkoton mësimin

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:39
Shkolla fillore “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë

Prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore të mesme të ultë “Daut Bugujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, sot kanë protestuar, duke e bojkotuar mësimin që në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor.

Prindërit së bashku me fëmijët e tyre nxënës të kësaj shkollë kanë protestuar sot prej orës 8:00 deri 9:00.

Një gërshetim i arkitekturës së përkryer dhe standardeve evropiane – Linda Premium Residence është ajo që ju duhet

Kjo,  protestë paqësore, sipas Erkan Sylejmanit përgjegjës për media nga Këshilli i Prindërve,  vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Komunal të Fushë Kosovës dhe si rrjedhojë e mungesës së kushteve themelore për zhvillimin e mësimit.

Ai tha se nëse kjo protestë dhe ky bojkot njëditor nuk do të ndryshojë këtë vendim të padrejtë, si prindër së bashku me fëmijët e tyre duke filluar nga data 10.09.2018 do të vazhdojnë me protesta dhe bojkot të pandërprerë të mësimit deri në ndryshim të vendimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat