MASHT premton përmirësim të infrastrukturave shkollore

Kosova

MASHT premton përmirësim të infrastrukturave shkollore

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:18
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka premtuar angazhim maksimal të ministrisë që ai drejton për të krijuar hapësira të përshtatshme, përmirësim të infrastrukturës dhe kushte më të mira sipas standardeve bashkëkohore.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri sot shkollën fillore "Ibrahim Banushi" në fshatin Shalë, me ç'rast u ka uruar fillim të mbarë të vitit shkollor nxënësve që sivjet për herë të parë ulen në bankat shkollore.

I pari i MASH-it, bashkëbisedoi me nxënësit dhe mësimdhënësit ku edhe i porositi ata që të jenë të përkushtuar në rrugën e dijes. Ai kërkoi bashkëpunim në mes të prindërve dhe mësuesve, pasi që sipas tij, ky është ndër komponentët e domosdoshëm për arsim cilësor.

Ndryshe, në këtë shkollë vijojnë mësimin 468 nxënës për arsimimin e të cilëve përkujdesen 27 mësimdhënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat