KHAIA merr vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin në Klinë

Kosova

KHAIA merr vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin në Klinë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:57
Ilustrim

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor të ndodhur në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor  të ndodhur në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës në vendkalim të rregullt hekurudhor (KM 47+900)  më datë 03.09.2018 rreth orës 17:45, ku ishte i përfshirë treni i udhëtarëve Nr. 761 me lokomotivë 2620-016 dhe një automjet i tipit Mercedes 190”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat