AKP shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve

Kosova

AKP shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:09
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 41, ku është paraparë shitja e 44 aseteve.

Sipas AKP-së, të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

“Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin gusht 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më datën 03 tetor 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat