Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore

Kosova

Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:39
Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës, nuncin apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ai tha Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.

Nga ana tjetër, Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat