Haradinaj: Jemi të bekuar të kemi bekimin e Atit të shenjtë

Kosova

Haradinaj: Jemi të bekuar të kemi bekimin e Atit të shenjtë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:07
Ramush Haradinaj dhe Juliusz Janusz

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim delegatin apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz, ku ky i fundit i ka përcjellë letrën e sekretarit të Shtetit, Kardinalit Pietro Parolin, si përgjigje letrës së tij drejtuar Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, përmes së cilës shpreh gatishmërinë që dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të thellohet dhe fuqizohet.

Pas takimit Haradinaj ka thënë se si Kosova është e bekuar që e ka bekimin e Atit të shenjtë.

Haradinaj: Jemi të bekuar të kemi bekimin e Atit të shenjtë

“Ai vjen me një lajm të mirë për vendin tonë, e po ashtu për kishën tone. Unë do t'ju njoftoj për ato lajme të mira që lidhen me përgjegjësitë e mia. Sekretari i Shtetit, Shkëlqesia e tij, Kardinali Paulini, i është përgjigjur një letre të shkruar për Atin e Shenjtë, Papën, nga unë. Në letër, ai shpreh gatishmërinë e tij në dialogun formal, që të vazhdojë me disa arritje, por gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar edhe në të ardhmen. Besoj se kjo është një shenjë e mirë dhe ne si Kosovë jemi të bekuar të kemi bekimin e Atit të shenjtë dhe lutjet e tij për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend”, tha ai.

Ndërsa, delegati apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz, ka treguar se pas 7 viteve që ka qenë në detyrë në Kosovë tashmë do të pensionohet.

Ai tha se në detyrë do të vijë një person tjetër, por që sigurisht do ta ketë detyrë për të forcuar, promovuar dhe përmirësuar marrëdhëniet mes Selisë së shenjtë dhe Kosovës.

Janusz: Duam të kontribuojnë në këtë proces të stabilizimit edhe me fqinjët tuaj

“Për shtatë vite, unë kam parë këtu një përmirësim të madh në stili të jetesës, në bashkëjetesë paqësore, në zhvillim të kulturës, është vërtet mahnitëse. Unë jam polak dhe jam gjithashtu shumë i lumtur që Polonia pas kaq shumë problemeve e viteve të pushtimit nga gjermanët, nga rusët, kanë treguar se në pak vite ata mund të ndërtojnë një realitet të bukur dhe t'u japin mundësi njerëzve që të zhvillojnë dhe të kenë ndërmarrje dhe unë e shoh të njëjtën gjë këtu. Le të themi siç thonë francezët se njerëzit duan të japin me të mirën e tyre këtu dhe nëse nuk gjejnë punë, ata shkojnë në vende të tjera, kështu që është ambicie e këtyre njerëzve që të përparojnë dhe të jenë pjesë e botës moderne. Ne si Seli e Shenjtë përmes punës së kishës duam të kontribuojnë në këtë proces të stabilizimit edhe me fqinjët tuaj, në procesin e përmirësimit të stilit të jetesës dhe posaçërisht në procesin e pajtimit kombëtar, sepse kjo është ajo për të cilën të gjithë njerëzit kanë nevojë”, ka thënë ai.

Janusz ka bërë të ditur se kryeministri Haradinaj i ka ndarë medaljen e Skënderbeut, e për këtë ai tha se ndjehet shumë i lumtur, pasi tregoi se filmi i parë që kishte parë si fëmijë ishte për kryetrimin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat